Glossary entry

English term or phrase:

tort

Albanian translation:

Delikt, shkelje administrative ose penale

Sep 1, 2009 07:56
14 yrs ago
3 viewers *
English term

tort

GBK English to Albanian Law/Patents Law (general)
A wrongful act, other than a breach of contract, such that the law permits compensation of damages.
Example sentences:
Intentional torts are those wrongs which the defendant knew or should have known would occur through their actions or inactions. Negligent torts occur when the defendant's actions were unreasonably unsafe. (Cornell University Law School)
While some torts are also crimes punishable with imprisonment, the primary aim of tort law is to provide relief for the damages incurred and deter others from committing the same harms. (HG.org Worldwide Legal Directories)
Part I of this report concludes that Congress has the authority to enact tort reform legislation generally, under its power to regulate interstate commerce, and to make such legislation applicable to intrastate torts, because tort suits generally affect interstate commerce. (docuticker.com)
Change log

Aug 31, 2009 20:51: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"

Sep 1, 2009 07:56: changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Sep 4, 2009 08:56: changed "Stage" from "Submission" to "Selection"

Sep 10, 2009 19:54: changed "Stage" from "Selection" to "Completion"

Proposed translations

+2
1 day 14 hrs
Selected

Delikt, shkelje administrative ose penale

See also: Eng-Alb Law Dictionary by Shefije Hasani (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik)

and

http://www.lectlaw.com/def2/t032.htm
Definition from Answer.com:
Përkufizimi: Shkelje, dëmtim, dëm, lëndim ose veprim i bërë si pasojë e rrethanave neglizhente, me qëllim, ku mbahet përgjegjësi e plotë dhe paguhet kompensim.

Ligjërisht, "torts" janë shkelje civile/administrative (përkundrejt atyre kriminale.) Mgjt., disa shkelje konsiderohen edhe shkelje civile/administrative, edhe krime (si p.sh. rrahja, që gjithashtu konsiderohet e qëllimshme. Në rastin e rrahjes, personi që kryen rrahjen mund të marrë dënim administrativ dhe penal).

E drejta Romake dhe Civile: një shkelje/veprim i gabuar që sjell mbajtjen e plotë të përgjegjësisë (që si rrjedhojë sjell kompensimin), por që nuk përbën thyerje kontrate që mund të çonte në ndjekje penale.

[Roman and Civil Law: a civil wrong permitting compensation. Damage, injury, or a wrongful act done willfully, negligently, or in circumstances involving strict liability, but not involving breach of contract, for which a civil suit can be brought.]
Example sentences:
Ligji mbi deliktet ekonomike e përkufizon “deliktin ekonomik” si “shkelje të rregullave mbi afarizmin komercial dhe financiar të kryer nga një person ligjor. (OSCE)
Peer comment(s):

agree Αlban SHPΑTΑ
1 day 11 hrs
Faleminderit Alban
agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
7 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
4029 days

Dëmi jashtëkontraktor / përgjegjësia jashtëkontraktore

Definition from own experience or research:
Po ndërhyj sërish, ngaqë i çmoj shume fjalët që janë propozuar, por nuk është se e ndriçojnë deri në fund këtë koncept. Kjo është diçka që duhet sqaruar, se ka dallime të mëdha: fjalët ‘delikt’, ‘shkelje administrative’ apo ‘shkelje penale’ (nëse është fjala për kundravajtjet gjithnjë), nuk e japin konceptin e “tort law”, që do të duhej të përkthehej “përgjegjësi jashtëkontraktore”.

Aq më shumë vështirësohet kuptimi i konceptit kur ‘e drejtë civile’ përdoret njëherë e shoqëruar me ‘e drejtë penale’, herë tjetër me ‘e drejtë romake’. Kjo e prish barazimin tërësisht. S’dimë më, se ku t’i hedhim sytë dhe çfarë të mendojmë.
Ndaj, më lejoni të bëj një parantezë.

Një narrativë e parë është ajo, që të drejtën civile (civil law) ia kundërvë të drejtës anglosaksone (common law) dhe një narrativë e dytë është ajo që të drejtën civile ia kundërvë të drejtës penale.

Të gjitha “fajet” për narrativën e parë i ka Napoleoni. Pse? Çfarë do të thotë narrativa e parë?

Në narrativën e parë flasim për një familje të gjerë të së drejtës me degëzime të shumta – që njihet si familja e sistemeve të së drejtës civile. Kjo familje (ku hyjnë e drejta gjermane, franceze, italiane, polake, shqiptare, etj) është një familje, tek e cila ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm Kodi Civil i Napoleonit. Pra, ky Kod Civil napoleonik ka bërë që sistemet e së drejtës në Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Shqipëri, të njihen si sisteme që janë pjesë e familjes së ‘civil law’ (prej Napoleonit dhe kodit të tij civil).

Sakaq, po të njëjtat sisteme kanë huazime të shumta nga e drejta romake. Prandaj, njihen edhe si sisteme të traditës të së drejtës romake.

Kështu, në shumicën e kontinentit evropian (përjashto Britaninë), kemi sisteme të së drejtës që kanë tipare të spikatura nga Kodi Civil i Napoleonit dhe nga e Drejta Romake, prandaj njihen si:
• sisteme që i përkasin familjes të së drejtës civile (Napoleoni krijoi një familje me Kodin e tij Civil); ose
• sisteme të së drejtës që i përkasin traditës të së drejtës romake. (në Romën e Lashtë kemi trungun pra, paraardhësit. Paraardhësit e familjes moderne të së drejtës civile (të gjitha degëzimeve të saj prej Napoleonit) janë romakët e lashtë.

Në këtë narrativë, e drejta civile dhe e drejta romake nuk rrinë përballë, por rrinë përkrah.

Në këtë narrativë, e drejta civile rri përballë të drejtës anglosaksone.

Nga ana tjetër kemi traditën britanike, ose anglosaksone, që njihet si ‘common law’. Në fakt, ka një autor të shkëlqyer britanik William Blackstone, i cili ka shkruar për herë të parë në mënyrë të kuptueshme nga të gjithë për ‘common law’ duke e titulluar kryeveprën e tij “Commentaries on the Laws of England” (këtu thotë, që ligjet që funksionojnë në Britani janë të përziera – anglosaksone). Kështu, pra, e drejta e common law është e drejtë anglosaksone, e cila ka gjetur përhapje të gjerë në SHBA.

Narrativa e parë: [e drejtë civile (e drejtë romake)] vs. [e drejtë anglosaksone] Ndryshe, [Kontinenti evropian nën kodin civil të Napoleonit dhe nën ndikimin e traditës romake] vs. [Britania me ligjet e saj të përziera].

Në narrativën e dytë e drejta civile rri përballë të drejtës penale brenda sistemit të së drejtës të një shteti! Këtu nuk kemi më familje, por vetëm një shtet me të drejtën e vet.

Ku dallojnë e drejta civile nga e drejta penale? Dallimi lidhet me marrëdhënien juridike që krijohet.

Në marrëdhënien juridike që krijohet në të drejtën civile, palët janë në pozitë juridike të barabartë (të njëjtë!). Kjo pozitë e njëjtë nënkupton që asnjë palë nuk i imponon dot palës tjetër vullnetin e saj, por marrëdhënia juridike krijohet me KONSENSUS! Shprehje e konsensusit është, ndër të tjera, kontrata.

Në marrëdhënien juridike që krijohet në të drejtën penale, palët nuk janë në pozitë të barabartë juridike, por njëra prej tyre ka EPËRSI ndaj palës tjetër. Ajo palë që ka epërsi ndaj palës tjetër përkon me një institucion shtetëror.
Në një proces penal, sigurisht, palët kanë barazinë e armëve, por kjo nuk duhet ngatërruar në këtë diskutim. Ai është më i gjerë se një proces. Epërsia do të thotë, që ke të drejtë të shtrëngosh dikë të sillet në një mënyrë të caktuar.

Në ndërtimin e normës juridike kjo shprehet në normat urdhëruese të Kodit Penal (të detyrojnë të sillesh në një mënyrë të caktuar) vs. normat lejuese të Kodit Civil (të këshillojnë të sillesh në një mënyrë të caktuar). Sidoqoftë, normat në Kodin Civil, në raste të rralla, mund të kenë edhe natyrë urdhëruese (shtrënguese).
Kështu për shembull, ‘e drejta e emrit’ e parashikuar në Kodin Civil është një e drejtë që shtrëngon të gjithë të tjerët të mos cenojnë emrin e dikujt.
Thelbi i ‘tort law’ është natyra shtrënguese e normave në të drejtën civile.

Tani, ‘tort law’ është në pikëprerjen e këtyre dy sferave. Sipas mendimit tim, vendosja më e afërt e ‘tort law’ në të drejtën materiale dhe proceduriale shqiptare, do të ishte atje ku viktima mund ngrejë akuzë private (t’i bashkëlidhet prokurorit) SI DHE në kuadër të këtij procesi të kërkojë dëmshpërblim. Kështu ligji shqiptar parashikon ‘viktimën akuzuese’ dhe ‘paditësin civil’ në procesin penal.
Kur këto të dyja pikëpriten, atëherë kemi të bëjmë me ‘tort law’. Këtu, norma shtrënguese parashikohet në Kodin Procedurial Penal.

Por, ka raste (tepër të rralla), kur norma shtrënguese parashikohet edhe në Kodin Civil. Këtu, do të kishim një tjetër ‘tort law’, por vetëm atje, ku ligji civil e parashikon shprehimisht dëmshpërblimin për sjellje jashtë kontraktore. (ajo që më vjen ndërmend: ‘e drejta e moscenimit të emrit’).

Pra, edhe njëherë: ‘tort’ në Shqipëri do të ishte ‘përgjegjësia jashtëkontraktore’ e cila shprehet më shumë në KODIN E PROCEDURES PENALE se në atë CIVIL dhe gjendet atje ku kemi pikëprerjen e viktimës akuzuese me paditësin civil.

Menyra me e mire per ta perkufizuar: [pergjegjesi jashtekontraktore]
Example sentences:
Neni 59 Viktima akuzuese (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008; ndryshuar titulli, hequr referenca në pikën 1, shtuar pika 4 dhe 5, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 43 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. (Kodi i Procedures Penale i Rsh)
Neni 61 Padia civile në procesin penal (Hequr fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ai që ka pësuar dëm nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij mund të ngrejnë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit. (Kodi i Procedures Penale i RSh)
Something went wrong...
Term search
• All of ProZ.com
• Term search
• Jobs
• Forums
• Multiple search